Përfundon edicioni i Premier Ligës 2018/19, gjithçka që duhet të dini

Një nga kampionatet më interesante të këtij sezoni ishte zhvilluar në Angli.

Sport

12/05/2019 19:08

Manchester City arriti të triumfonte në ndeshjen e fundit ndaj Brighton dhe u shpall kampion i Premier Ligës me 98 pikë, një më shumë se Liverpool që mbante pozitën e dytë.

Chelsea dhe Tottenham e mbyllin top-katërshen e këtij sezoni dhe sezonin e ardhshëm luajnë në Ligën e Kampionëve, ndërsa Arsenali dhe Manchester United renditen në pozitat 5 dhe 6 respektivishit, përcjell lajmi.net.

Fulham, Cardiff dhe Huddersfield nga edicioni tjetër garojnë në Championship, kurse Norwich e Sheffield United rikthehen në elitën kryesore angleze.

Ky sezoni theu edhe një rekord të madh në Premier Ligë, pasi u shënuan 1,072 gola në 380 ndeshje, më së shumti në histori.

Goli i Christian Eriksen sot ndaj Everton vendosi rekordin e ri, që ishte i pathyeshëm që nga edicioni 2011/12 me 1,066 gola të shënuar.

‘Këpuca e Artë’ i takoi tre lojtarëve që shënuan nga 22 gola: Pierre Emerick- Aubameyang (Arsenal), Sadio Mane (Liverpool) dhe Mohamed Salah (Liverpool).

Portieri i Liverpool, Alisson fitoi ‘Dorëzën e Artë’ në konkurrencë me Ederson. /Lajmi.net/