Përfundon aventura e Shqipërisë në Euro 2024

Shqipëria ka pësuar disfatë nga Spanja me rezultat 1-0 në ndeshjen vendimtare të grupit B të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024. Goli i minutës së 13’ nga Ferran Torres i dha goditjen fatale të besuarve të Silvinjos që tani mbyllin aventurën e tyre në këtë kampionat me dy humbje dhe një barazim në grup.…

Sport

24/06/2024 22:58

Shqipëria ka pësuar disfatë nga Spanja me rezultat 1-0 në ndeshjen vendimtare të grupit B të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Goli i minutës së 13’ nga Ferran Torres i dha goditjen fatale të besuarve të Silvinjos që tani mbyllin aventurën e tyre në këtë kampionat me dy humbje dhe një barazim në grup.

Shqipëria e mbyll këtë aventurë si e fundit në grupin B me vetëm një pikë, derisa bashkë me Spanjën në fazën tjetër nga ky grup është kualifikuar Kroacia si e dyta pasi e ka mposhtur Italinë me rezultat 1-0 fal golit të Luka Modric.