Përfundojnë protestat e serbëve kundër marrjes së Trepçës nga shteti i Kosovës
Serbët në veri kanë përfunduar protestat e sotme në veri të Kosovës, ku kishin bllokuar rrugët, për të kundërshtuar qeverinë e Kosovës që me ligj të kthejë Trepçën nën menaxhim të shtetit.
Lajme
Duket se tërheqja e Qeverisë së Kosovës për të kthyer Trepçën nën menaxhim të shtetit ka tërhequr edhe serbët e veriut nga protestat e tyre të nisura sot me bllokimin e pikave kufitare.
Protesta e fundit që ka përfunduar ka qenë ajo në Rudare, ku kanë protestuar rreth 800 persona, duke kundërshtuar ndryshimin dhe plotësimin e projektligjit për Ndërmarrjet Publike, që përfshin edhe ndërmarrjes së Trepçës.
Protesta kishte pasur sot edhe në Leposaviq dhe në Zubin Potok. (lajmi.net)