Përfundojnë pjesët e para: Polonia – Belgjika 1-1, Holanda dhe Uellsi ende 0:0
Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve Belgjikë – Poloni dhe Uells – Holandë, në kuadër të grupit D të Ligës së Kombeve.
Sport
Polakët po barazojnë 1-1 ndaj Belgjikës, falë golave të Robert Lewandowskit (28′) dhe Axel Witsel (42′), ndërsa Uellsi dhe Holanda e përfunduan 45-minutëshin e parë pa gola.
Sipas këtyre rezultateve, prijës të grupit do të jenë Holanda dhe Polonia me nga katër pikë në dy ndeshje.
Gjithsesi, ende nuk ka përfunduar asgjë sa i përket ndeshjeve. Do të jenë edhe 45 minuta të tjerë që do të vendosin epilogun e përballjeve. /Lajmi.net/