Përfundojnë pjesët e para në dy ndeshjet që po zhvillohen sot në Superligës së Kosovës
Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së katërt që janë në program për tu zhvilluar. Liria po përballet me Fushë Kosovën, kurse Malisheva me Feronikelin ’74. Skuadra e Lirisë ka kaluar në epërsi ndaj Fushë Kosovës 1:0, në ndeshjen që po luhet në Prizren dhe i takon xhiros së katër…
Sport
Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së katërt që janë në program për tu zhvilluar.
Liria po përballet me Fushë Kosovën, kurse Malisheva me Feronikelin ’74.
Skuadra e Lirisë ka kaluar në epërsi ndaj Fushë Kosovës 1:0, në ndeshjen që po luhet në Prizren dhe i takon xhiros së katër të Superligës së Kosovës në futboll.
Liria e zhbllokoi rezultatin në minutën e 35-të me anë të Melos Zenunajt.
Me kërë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë e ndeshjes.
Ka përfunduar 1:1 në pjesën e parë edhe sfida mes Malishevës dhe Niklit.
Malisheva kaloi e para në epërsi me anë të Ilir Mustafës. Mustafa shënoi në minutën e 43-të pas asistimit të Drilon Hazrollajt.
Megjithatë, gëzimi i Malishevës nuk zgjati më shumë se dy minuta, pasi Feronikeli ’74 barazoi rezultatin me golin e Berishës.