Përfundojnë dëshmitarët e Prokurorisë në rastin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve lidhur me administrimin e drejtësisë
Në rastin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit ka përfunduar dëshminë dëshmitari i tretë i Prokurorisë, Christopher Kelly, i cili njëkohësisht është zyrtar i saj si hetues për forenziken digjitale. Mbrojtja e Smakajt e përfaqësuar nga avokati Jonathan Elystan Rees pati vetëm 20 sekonda pyetje për dëshmitarin Christopher…
Lajme
Në rastin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit ka përfunduar dëshminë dëshmitari i tretë i Prokurorisë, Christopher Kelly, i cili njëkohësisht është zyrtar i saj si hetues për forenziken digjitale.
Mbrojtja e Smakajt e përfaqësuar nga avokati Jonathan Elystan Rees pati vetëm 20 sekonda pyetje për dëshmitarin Christopher Kelly.
Dëshmitari pohoi se vula e kohës së fundit në një dosje tregon kohën kur është hapur ose kur është përdorur një dokument përmes një sistemi operativ të Windows. Ai shtoi se kjo është në mënyrë të përgjithshme pasi secili Windows i ka specifikat e veta.
Me kaq përfundoi dëshminë ky dëshmitar dhe seanca vazhdoi me disa pika të tjera sa i përket planifikimit të mbarëvajtjes së gjykimit. Kështu, në sallën e gjyqit u tha që Prokuroria nuk ka ndonjë dëshmitarë tjetër për të thirrur.
Gjithashtu edhe nga Prokuroria thanë që nuk kanë prova të tjera për të paraqitur në këtë fazë.