Përfundojeni punën
Jose Mourinho ka kërkuar që Chelsea të sigurojë kualifikimin për në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve duke mposhtur Baselin në Zvicër të martën. Menaxheri portugez është i vetëdijshëm për orarin e ngjeshur dhe të vështirë të skuadrës së tij gjatë muajit dhjetor, dhe dëshiron ta mbyllë çështjen e kualifikimit nga Grupi E, para se…

Sport
Jose Mourinho ka kërkuar që Chelsea të sigurojë kualifikimin për në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve duke mposhtur Baselin në Zvicër të martën.
Menaxheri portugez është i vetëdijshëm për orarin e ngjeshur dhe të vështirë të skuadrës së tij gjatë muajit dhjetor, dhe dëshiron ta mbyllë çështjen e kualifikimit nga Grupi E, para se të takohen me Steaua Bukureshtin në muajin e ardhshëm.
“Ne kemi shumë ndeshje në dhjetor dhe nëse mund ta kemi një më pak – dueli me Steauan – do të na ndihmojë shumë”, deklaroi Mourinho.
“Po ashtu, sepse nuk ishte ndjenjë e mirë të humbim nga ata në shtëpi andaj të luftojmë për të mposhtur një skuadër që na mposhti në Stamford Bridge, mendoj se është e rëndësishme”, shtoi ai.
Orari i Chelseas në dhjetor përfshinë nëntë ndeshje, në mesin e të cilave ballafaqime të rëndësishme në Premierligë kundër Southamptonit, Arsenalit dhe Liverpoolit.