Përfshihet nga zjarri një lokal në Ulpianë, zjarrfikësit dalin në vendin e ngjarjes

Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë mbrëmjes së sotme në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Sipas pamjeve të publikuara shihen ekipet e zjarrfikësve teksa po meren me rastin. Përveç dëmeve nuk raportohet për të lënduar. Lajmi.net, ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë. Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i…

Lajme

19/08/2026 23:27

Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë mbrëmjes së sotme në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Sipas pamjeve të publikuara shihen ekipet e zjarrfikësve teksa po meren me rastin.

Përveç dëmeve nuk raportohet për të lënduar.

Lajmi.net, ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë.

Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes.