Përfshihet nga zjarri një barrakë, humb jetën 80- vjeçarja
Një zjarr që ka përfshirë një barrakë i ka marrë jetën një të moshuare. Ngjarja ka ndodhur në Elbasan në lagjen “5 Maji”.
Lajme
Nga të dhënat paraprake të policisë së Elbasanit bëhet e ditur se si pasojë e zjarrit të rënë ka humbur jetën Mike Zenollari 80 vjeç. Sipas policisë zjarri ka përfshirë barrakën brenda së cilës ishte 80 vjeçarja
Paraprakisht dyshohet se zjarri të ketë rënë nga pakujdesia, por po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.