Përfshihet nga flakët katedralja e Nantes që daton nga shekulli i 15-të
Pas një viti të djegies së Notre Dam është përfshirë nga flakët edhe katedralja e Nantes.

ShowBiz
Një zjarr në katedralen në qytetin francez të Nantes besohet të ketë filluar me qëllim, thonë prokurorët, shkruan BBC, transmeton lajmi.net
Tre zjarre u filluan në këtë vend dhe një hetim mbi zjarrvënien e dyshuar është duke u zhvilluar, tha prokurori Pierre Sennes.
Zjarri shkatërroi xhamat në katedralen Saint-Pierre-et-Saint-Paul, e cila daton nga Shekulli i 15-të.
Ajo vjen një vit pas zjarrit shkatërrues në katedralen Notre-Dame në Paris.
Por shefi lokal tha se zjarri në Nantes kishte qenë i përmbajtur dhe se “nuk ishte një skenar i Notre-Dame”. /Lajmi.net/