Performanca spektakulare në hije
Attraction janë një grup hungarez të cilët në America’s got Talent kanë sjellur risi sa i përket vallëzimit në hije.
ShowBiz
Ky grup u formua në vitin 2004 nga Zoltán Szűcs, i cili atëkohë ishte performues i cili arriti suksese me grupin e tij të Hip-Hopit, Real Action.
Në vitin 2013 morën pjesë në audicionet e Britain’s Got Talent dhe i ofruan publikut performanca spektakulare. E para prej tyre ka qenë rrëfimi i një dashurie: rënia në dashuri, martesa dhe fëmijët. Babai shkon në luftë pak kohë pasi i lind fëmija, por atje ai vdes tragjikisht. Përfundimi është kur nëna me vajzën e saj qëndrojnë tek varri i tij.
Performanca u prit me duartrokitje në kohë të gjatë nga juria dhe publiku.
Ata u shpallën fituesit e parë të Britain’s Got Talent të zgjedhur nga jashtë Britanisë, si dhe grupi i tretë që fiton në këtë show televiziv.
