‘Përforcimi’ i pranverës, zbulohet data e rikthimit të Dybalas

Juventus thuhet se shpreson të ketë Paulo Dybala përsëri pas pushimit të ardhshëm ndërkombëtar.

Sport

17/03/2021 13:27

Paulo Dybala pritet të rikthehet përsëri në skuadër pas pushimit të kombëtareve, transmeton lajmi.net.

Sky Sport Italia raporton se Argjentinasi, i cili ka luajtur vetëm 11 ndeshje në Serie A këtë sezon, mund të kthehet në fillim të prillit.

Zonja e Vjetër është 10 pikë prapa Interit në Serie A me një lojë në dorë dhe po rikthehet në kreun e Ligës Italiane.

Juan Cuadrado është i suspenduar për ndeshjen e ardhshme, ndërsa Merih Demiral, Alex Sandro, Aaron Ramsey dhe Dybala janë të dëmtuar.

Bianconerët shpresojnë që 27 vjeçari të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur, pasi ai ka kontribuar vetëm dy gola në Serie A këtë edicion.

Sezonin e kaluar, Dybala ka pasur 11 gola dhe 11 asistime në 33 ndeshje në Ligë./Lajmi.net/