Përforcimet e Real Madridit
Real Madrid, i freskët pas triumfit në Ligën e Kampionëve, planifikon përforcimet e reja, gjatë afatit kalimtar të verës. Cilët yje kanë përfunduar nën vëzhgim të gjigantit madrilen?

Sport
Pas triumfit në Ligën e Kampionëve, Real Madrid do të jetë dukshëm më i qetë në kërkim të përforcimeve gjatë afatit kalimtar të verës.
Aktualisht, janë tri reparte ku Los Blancos janë në kërkim të përforcimeve pa përjashtuar mundësinë e angazhimit të një portieri të ri nëse njëri mes Iker Casillas dhe Diego Lopez vendos të largohet nga Santiago Bernabeu.
Shkojmë me radhë, duke filluar nga mbrojtja. Mbrojtësi i majtë i Milanit, Mattia de Sciglio është objektiv i Real Madridit, njësoj sikurse Ashley Cole, David Alaba e Alberto Moreno. Në mesfushë emrat janë nga më të ndryshmit.
Dyshja e Juventusit, Arturo Vidal e Paul Pogba, si dhe mesfushori i Bayern Munichut, Toni Kroos dhe ylli kroat i Sevillas, Ivan Rakitic.
Në sulm, objektivi kryesor është Luis Suarez, golgeteri fantastik i Liverpoolit.
Mirëpo, drejtuesit e Real Madridit janë duke shqyrtuar mundësinë edhe për angazhimin e dikujt mes Sergio Aguero, Mario Mandzukic dhe Radamel Falcao.