Përfitimet nga një prapanicë më e fortë

Vithet tërheqin një vëmendje të madhe. Kush e di pse ato janë hequr ndonjëherë nga qendra e vëmendjes? Vithet janë grupi ynë më i madh i muskujve, dhe praktikisht çdo lëvizje që kryhet në vithe aktivizon edhe organin më të vogël në të. Plus, për ta bërë më të qartë: Një prapanicë e forcuar dhe e definuar është seriozisht seksi.

Lifestyle

23/06/2014 22:15

Prapanica juaj është në të vërtetë e vështirë për tu trajnuar. Për fillestarët, shumë gra vuajnë nga “amnezia e vitheve”, një gjendje në të cilën muskujt e vitheve veprojnë më ngadalë, janë më dembel. Për shkak të orëve të shumta të qëndrimit ulur, muskujt e vitheve që duhet të jenë aktiv ç’aktivizohen dhe lejojnë që muskujt më të dobët të prapanicës ta kryejnë punën e tyre. Përgjatë këtij procesi ju mund të fitoni një dhimbje në shpinë, ije, apo dhimbje në gju – si dhe një rënje të formës së prapanicës tuaj.

Në rast se nuk e keni ende të qartë se pse duhet ta përmirësoni dhe formoni prapanicën tuaj, ne kemi marrë pesë përfitimet kryesore që ju i merrni përgjatë zhvillimit të muskujve të prapanicës.

Rritë joshjen për seks
Studimet tregojnë se një bel më i vogël dhe ije më të mëdha veprojnë si një magnet për gjininë e kundërt nëpër shumicën e kulturave dhe brezave të shumët. “Estetika njerëzore, që na bën të dukemi mirë, është më pak për peshën e trupit dhe më shumë për proporcionet e trupit tuaj”, thotë Pilon. Forcimi dhe zhvillimi i vitheve tuaja është një mënyrë ideale për këtë.

Fuqizon trupin tuaj
Vithet janë të njohura për qarqet në fitnes si motor të trupit tuaj, jo vetëm për shkak se janë grupi më i madh i muskujve në trup, por gjithashtu për shkak se janë të përfshira në shumë funksione atletike, thotë Bret Contreras, bashkë-autor i Strong Curves. Vithet prodhojnë katër veprime të përcaktuara: zgjerojnë ijet, forcojnë këmbët, mundëson lëvizjen e këmbëve dhe e ngrehë legenin prapa. “Vithet e forta rritin forcën tuaj dhe fuqinë përgjatë të gjithave – vrapimit, kërcimit, ngjitjeve”.

Mbron nyjet
Një prapanicë më e fortë mund të thotë edhe gjunjë më të shëndetshëm, si dhe mund të jetë ulëse e dhimbjeve në prapanicë dhe ije. “Vithet tërheqin femurin tuaj prapa gjatë zgjerimit të ijeve, që mbanë kockat në qendër të ijeve në vend të rrëshqitjes prapa dhe shkaktimit të dhimbjeve”, thotë Contreras. Dhe duke i forcuar vithet do të thotë se do të ndjeheni siç duhet kur i keni këmbët në këpucë, kur jeni duke kërcyer apo ulur. Me fjalë të tjera, parandalon gjunjët nga kthimi në drejtim të njëri-tjetrit, që është arsyeja kryesore për dhimbje dhe lëndime në gju.

Largon dhimbjen e shpinës
Ka disa të dhëna të forta që tregojnë se forca maksimale e vitheve është e lidhur me pakësimin e dhimbjeve në shpinë, thotë Brad Schoenfed, drejtor i laboratorit të përformancës njerzore në Kolegjin Lehman. “Duke rritur forcën dhe fuqinë e vitheve, është mënyra më e mirë për të parandaluar dhimbjet”.

Rregullon ciklet e menstruacioneve
Gratë me vithe më të forcuara dhe më të forta kanë më pak cilke menstruale të parregullta, thotë Pilon. “Kjo është një lidhje dhe jo një shkak – që do të thotë se nuk e dimë cila e shkakton cilën – por ne e dimë se janë të lidhura, kështu që ka mundësi që kur ndryshoni format e belit dhe ijeve tuaja, të fitoni disa ndikime të mira shëndetësore”. Duke përmirësuar prapanicën tuaj përmes ushtrimeve mund të rregulloni ciklet menstruale dhe të fitoni lajme më të mira kur të shkoni tek mjeku.