Përfaqësuesja e Ambasadës amerikane takohet me komandantin e ri të KFOR-it, flasin për paqen dhe stabilitetin
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Wylita Bell, është takuar me komandantin e sapoemëruar të KFOR-it, gjeneralmajorin Roberto Vergori. Përmes një njoftimi, Ambasada amerikane ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon, shkruan…
Lajme
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Wylita Bell, është takuar me komandantin e sapoemëruar të KFOR-it, gjeneralmajorin Roberto Vergori.
Përmes një njoftimi, Ambasada amerikane ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon, shkruan lajmi.net.
Ambasada ka ritheksuar përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e misionit të KFOR-it.
“Në takim u theksua rëndësia e stabilitetit dhe paqes në Kosovë dhe në rajon. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur misionin e KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe në rajon”, thuhet në njoftim.
Gjeneralmajori italian Roberto Vergori mori drejtimin e misionit të KFOR-it gjatë këtij muaji, duke pasuar gjeneralmajorin turk Özkan Ulutaş.
KFOR-i është mision i udhëhequr nga NATO-ja, i cili kontribuon në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët në Kosovë. /Lajmi.net/