Përfaqësuesit e Lingard besojnë se largimi nga Man Utd është i pashmangshëm

Një nga lojtarët që nuk ka shumë hapësirë në Manchester United është mesfushori Jesse Lingard.

Sport

14/01/2021 12:38

Menaxheri Ole Gunnar Solskjaer nuk po i beson lojtarit dhe kësisoj ai po paraqitet shumë rrallë për Djajtë e Kuq.

28 vjeçari nuk ka zhvilluar akoma as edhe një minutë në Premierligë këtë sezon, ndërsa është paraqitur në vetëm 3 ndeshje në të gjitha garat, shkruan lajmi.net.

Përfaqësuesit e lojtarit janë duke diskutuar për një transferim në formë huazimi të lojtarit në klubin Nice të Francës.

Ata mendojnë se Nice do t’i ndihmojë Lingardit që ta rikthejë besimin e tij dhe ta bëj një rifreskim të karrierës./Lajmi.net/