Perez: Real-City, ja çfarë do të ndodhë

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka folur rreth gjysmëfinales së dytë kundër Manchester Cityt.

Sport

29/04/2016 18:43

Numri një i “Los Blancos” ka thënë që Madridi duhet të japë gjithçka kundër anglezëve.

“Nuk do të jetë aspak një ndeshje e lehtë, sepse do të përballemi me një kundërshtar të madh. Ne duhet të japim maksimumin në fushë dhe në tribuna dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Perez, përcjellë “Lajmi.net”.

Real Madrid-Manchester City zhvillohet të mërkurën në “Santiago Bernabeu”.