Perez kërcënon Barcelonën

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka paralajmëruar Barcelonën se skuadra e tij do të jetë në kërkim të fitores në El Clasico.

Sport

12/03/2015 15:57

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka theksuar se skuadra e tij do të luajë për fitore kundër Barcelonës në El Clasico.

Dy gjigantët e futbollit spanjoll do të ndeshen në Camp Nou më 22 mars, në ballafaqimin që pritet të luajë rol të rëndësishëm në garë për titull të kampionit.

“Do të luajmë për të fituar El Clasicon”, deklaroi Perez, gjatë një konference për shtyp.

“I shoh futbollistët që janë të uritur për të fituar ndaj Barcelonës, dhe kështu mund të rikthehemi si lider në renditje”, u shpreh ai.