Pereira zbulon premtimin e Ronaldos: Ishim duke humbur 1-0 dhe dy minuta para fundit na tha se do fitonim
Mesfushori i PSG-së, Danilo Pereira ka zbuluar një rast shumë interesant dhe një premtim që i kishte dhënë qendërsulmuesi Cristiano Ronaldo derisa përfaqësonin Kombëtaren e Portugalisë.
Sport
Portugalia ishte duke u mposhtur nga Islanda deri në minutën e 88-të të ndeshjes me rezultat 1 – 0, ndërsa Ronaldo i kishte premtuar se do arrinin ta fitonin takimin, shkruan lajmi.net.
Pereira ka zbuluar se Ronaldo erdhi te bankina tha se do e fitonin ndeshjen dhe pastaj shënoi dy gola të shpejtë.
“Dy minuta para fundit, erdhi për pije në stol dhe na tha “Mos u shqetësoni. Ne do të fitojmë”. E dëgjova çfarë tha dhe e shikova ekranin në stadium, ishte minuta e 88-të”.
“Mendova “Çfarë?”. Epo, nuk thashë asgjë, por në fund, ne fituam 2 – 1. Ai shënoi dy gola, në minutat 89-të dhe 96-të”, zbuloi ai.
Ndërkohë, PSG do përballet me Real Madridin, derisa Man United do ketë punë ndaj Atletico Madridit./Lajmi.net/