Përdoruesit e Apple bëjnë shaka me iPad-in e ri dhe lapsin e tij (Foto)

Apple ka prezantuar dje disa produkte të reja, duke përfshirë dy iPhone, një iPad gjigant, një laps që kushton $100 dhe një version të përmirësuar të kutisë së Apple TV.

Fun

10/09/2015 10:16

Dhe pasi CEO i kompanisë Tim Cook prezantoi pajisjet në një ngjarje të veçantë në San Francisko, fansat e kompanisë menjëherë i shprehen mendimet e tyre online.

Ata bënë shumë shaka përmes shkrimeve, dhe shumica prej tyre reaguan për iPad-in gjigant i cili tani ka një ekran 12.9 inç, transmeton Lajmi.net.

Ka katër zmadhues të zërit dhe është 6.9mm i hollë, që vjen së bashku me një tastierë ngjashëm si tableti Surface i Microsoft.

iPad vjen së bashku me një laps të quajtur Apple Pencil – një gjë të cilën Steve Jobs nuk e kishte dëshiruar kurrë.

Disa përdorues në rrjete sociale kanë bërë shaka me produktet e reja të Apple, gjithashtu duke përmendur faktin se Steve Jobs i kishte përqeshur kompanitë që kishin zgjedhur të krijonin një laps për tabletët e tyre.

2C21535600000578-0-image-a-54_14418518907982C21537600000578-0-image-a-52_14418518740582C21538E00000578-0-image-a-56_14418519611092C21536200000578-0-image-a-55_1441851935934 2C21537200000578-0-image-a-53_14418518806612C2162A600000578-0-image-a-61_1441852074095 2C2162AA00000578-0-image-a-57_1441851975078 2C21535A00000578-0-image-a-58_1441852021307 2C21537A00000578-0-image-a-60_14418520523112C21538500000578-0-image-a-59_1441852029362 2C22780600000578-3228762-image-a-103_1441859987318