Përdoruesit e ‘Android’ duhet t’i fshijnë këto 15 aplikacione menjëherë

Përdoruesit e telefonave Android iu rekomandohet që të fshijnë 15 aplikacione ose të rrezikojnë të dhënat private.

Auto & Tek

14/10/2019 21:54

Pesëmbëdhjetë programet në fjalë janë të disponueshme përmes Google Play Store dhe përmbajnë softuer me qëllim të dëmshëm, thanë ekspertët e sigurisë në Sophos, transmeton lajmi.net.

Disa nga aplikacionet funksionojnë duke u fshehur nga përdoruesit e telefonit, duke u maskuar si mjete të sistemit, njoftoi Birmingham Mail.

Shumica veprojnë si irritues, duke bllokuar shpesh ekranin e telefonit me reklama të vazhdueshme.

Ndërsa të gjitha 15 janë hequr nga qendra e shkarkimit të Google, ato janë ende të instaluara në më shumë se 1.3 milionë pajisje.

Kjo është lista e plotë e aplikacioneve:

Flash On Calls & Messages

Read QR Code

Imagine Magic

Generate Elves

Savexpense

QR Artifact

Find Your Phone : Whistle

Scavenger – – – speed guard

Auto Cut Out Pro

Background Cut Out

Photo Background

ImageProcessing

Background Cut Out New

Auto Cut Out. /Lajmi.net/