Përdorues të Whatsapp, mos e klikoni këtë ofertë për “Black Friday”

17:20 | 21 Nentor 2018

Një virus që po qarkullon në WhatsApp po u kërkon përdoruesve të hyjnë në një reklamë promovuese në lidhje me “Black Friday” për të fituar zbritje dhe oferta.

Mesazhi promocional po qarkullon në aplikacion dhe po inkurajon njerëzit që të bëjnë një studim për të fituar kupona nga supermarketi “Spar”, transmeton lajmi.net.

Mesazhi thotë: ‘SPAR në nder të’ ‘Black Friday’ ‘në nëntor, po ofron kuponat falas me vlerë R2999. Sapo mora kuponin tim në https://lupx.info/spar”.

R2999 është valuta e Afrikës së Jugut dhe arrin në rreth 185 euro.

Mashtrimi mendohet të ketë origjinën në Afrikën e Jugut, e cila është përhapur që prej premtes së kaluar. /Lajmi.net/