Përdorues të Whatsapp, mos e klikoni këtë ofertë për “Black Friday”

Një virus që po qarkullon në WhatsApp po u kërkon përdoruesve të hyjnë në një reklamë promovuese në lidhje me "Black Friday" për të fituar zbritje dhe oferta.

Fun

21/11/2018 17:20

Mesazhi promocional po qarkullon në aplikacion dhe po inkurajon njerëzit që të bëjnë një studim për të fituar kupona nga supermarketi “Spar”, transmeton lajmi.net.

Mesazhi thotë: ‘SPAR në nder të’ ‘Black Friday’ ‘në nëntor, po ofron kuponat falas me vlerë R2999. Sapo mora kuponin tim në https://lupx.info/spar”.

R2999 është valuta e Afrikës së Jugut dhe arrin në rreth 185 euro.

Mashtrimi mendohet të ketë origjinën në Afrikën e Jugut, e cila është përhapur që prej premtes së kaluar. /Lajmi.net/