Përdori armë në një aheng familjar, arrestohet i dyshuari
Është arrestuar një person i dyshuar për gjuajtje me armë zjarri në një gazmend familjar rreth orës 00:11 të mesnatës. Lajmi është bërë i ditur në llogarinë e policisë së Kosovës në Facebook, transmeton lajmi.net. Policia ka reaguar menjëherë për kapjen e të dyshuarit (S.N, 27 vjeç), mirëpo ai është larguar nga vendi i ngjarjes.…
Lajme
Është arrestuar një person i dyshuar për gjuajtje me armë zjarri në një gazmend familjar rreth orës 00:11 të mesnatës.
Lajmi është bërë i ditur në llogarinë e policisë së Kosovës në Facebook, transmeton lajmi.net.
Policia ka reaguar menjëherë për kapjen e të dyshuarit (S.N, 27 vjeç), mirëpo ai është larguar nga vendi i ngjarjes.
Në lidhje me rastin e raportuar, Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor të Suharekës ka vazhduar hetimet dhe kanë punuar për arrestimin e të dyshuarit, i njëjti sot me datë 31.07.2024 rreth orës 08:30 është paraqitur në Stacionin Policor të Suharekës , gjithashtu e ka dorëzuar armen e zjarrit pushkë automatike (AK-47) dhe një karikator të zbrazet, pra është dorëzuar arma me të cilën dyshohet se kishte shtënë në gazmendin familjar në fshatin Sallagrazhdë , Suharekë.
I dyshuari është intervistuar në praninë e avokatit, dhe i njëjti, pas intervistimit është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit.
Arma dhe karikatori janë sekuestruar gjithashtu.
Kundër të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”./Lajmi.net