Përditësohet Facebook, rregullon një problem në iOS

Siç edhe kishte premtuar, Facebook ka lëshuar një përditësim për iOS që rregullon problemin i cili bënte që aplikacioni të shpenzonte më shpejtë baterinë e celularit.

Auto & Tek

23/10/2015 16:30

Pas ankesave të shumta për çështjen e baterisë në iPhone, rrjeti social javën e kaluar filloi të punojë në rregullimin e këtij problemi.

“Facebook ka qenë duke u përpjekur për ta gjetur shkakun e këtij problemi”, kishte shkruar Ari Grant nga Facebook në një postim.

Më pas, Facebook e kishte gjetur problemin në aplikacionin për iOS, i cili bënte që aplikacioni të përdorte më shumë bateri se që duhej.

Përdoruesit e aplikacionit të Facebook për iOS këshillohen që ta përditësojnë aplikacionin në versionin 42.0, dhe të mirëpresin disa ndryshme të reja në javët e ardhshme. (lajmi.net)