Përditësimi që do t’iu bëjë të keni më shumë kujdes nga Whatsapp-i

Nëse doni të dërgoni mesazhe të "nxehta", juve do t'iu duhet të bëni kujdes e të mos i dërgoni më në aplikacionin e Whatsapp.

Auto & Tek

21/11/2018 17:05

WhatsApp thuhet se po për punon një përditësim që mund të shkaktojë disa situata të turpshme për ju, transmeton lajmi.net.

Përditësimi, i cili ishte i njoftuar nga WABetaInfo, sugjeron se njoftimet që vien në smartfon nga WhatsApp së shpejti do të përfshijnë vizualitet më të madh.

Këtu përfshihen ardhja e njoftimeve me foto dhe video, bashkëngjitur me tekstin.

WABetaInfo tha se “WhatsApp është duke hapur mundësinë për të parë videot direkt në njoftim për çdo përdorues për iOS beta që ka versionin 2.18.102.5 të instaluar”. /Lajmi.net/