Përditësimi i fundit: Numërimi i votave për katër komuna përfundon, procesi vazhdon në të tjerat
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se deri më tani, e hënë, 29 dhjetor, ora 22:00, është përmbyllur verifikimi i rezultateve të subjekteve politike dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në katër komuna: Hani i Elezit, Shtërpcë, Junik dhe Mamushë. Procesi i numërimit vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN)…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se deri më tani, e hënë, 29 dhjetor, ora 22:00, është përmbyllur verifikimi i rezultateve të subjekteve politike dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në katër komuna: Hani i Elezit, Shtërpcë, Junik dhe Mamushë.
Procesi i numërimit vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) të komunave të tjera, ndërkohë që të dhënat po përditësohen në kohë reale në platformën zyrtare të rezultateve të KQZ-së.
KQZ bën apel që qytetarët dhe mediat të ndjekin rezultatet përmes platformës zyrtare për të marrë informacione të sakta dhe të verifikuara. /Lajmi.net/