Përdhunohet në hotel, 27-vjeçarja publikon foto menjëherë pas aktit

Amber Amour, 27-vjeçarja e cila u përdhunua pa mëshirë në një hotel, ka zgjedhur ta ndajë dhimbjen e saj me të gjithë, duke publikuar një foto me lot në sy menjëherë pas aktit dhe duke kërkuar që të ndalohej njëherë e mirë kjo dhunë seksuale.

Fun

12/06/2016 16:45

“E kam ngritur gjithmonë zërin që të mbijetuarit duhet të flasin, ndaj e vura në praktikë atë që kam thënë”, tha Amour. Ajo tregoi se ishte përdhunuar nga një burrë me emrin Shakir të cilin e kishte njohur, pasi kishte pranuar të bënte dush me të.

“U ktheva në hotel për të lënë një shënim për mikun tim, por aty ndodhej Shakir. E kisha puthur njëherë, por ai dukej i dehur ndaj i thashë që nuk është rasti për të vazhduar më tej. Para se të ikja nga hoteli u ngjita një kat më lart për të përshëndetur një mikun tim, Shakir më erdhi nga pas dhe më tha se do shkonte të bënte dush, duke më ftuar. Pranova sepse në hotelin ku po qëndroja aktualisht nuk kishte ujë të nxehtë dhe kisha dy ditë pa bërë dush. Sapo hyra në banjë, Shakir më sulmoi duke më dhunuar. I thashë të ndalonte, por ai ishte akoma më i dhunshëm. Përjetova turp, pështirosje dhe vuajtje.”

Por, të gjithë ndjekësit e saj, pasi panë këtë postim filluan ta gjykonin rëndë Amber, duke i thënë se përdhunimi i kishte ardhur si pasojë e veprimeve të saj. Ndërmjet Amber dhe ndjekësve të saj ka pasur shumë replika. Tani Amber është anëtare e një shoqate kundër dhunës ndaj gruas.

4 2 1