Përballja Man Utd – Barcelona, ja çfarë thotë Jose Mourinho
Jose Mourinho ka komentuar përballjen e Manchester Unitedit me Barcelonën.

Sport
Trajneri portugez në konferencë për shtyp, është deklaruar i lumtur që skuadra e tij do të përmbyll fazën përgatitore me një miqësore kundër një skuadër siç është Barcelona, të cilën e konsideron më të mirën.
“Të luash ndaj Barcelonës është mënyra më e mirë për të përfunduar fazën përgatitore, sepse luan kundër lojtarëve më të mirë”, tha Mourinho gjatë konferencës për media.
Ndeshja mes Manchester United dhe Barcelonës, zhvillohet në mëngjesin e ditës së enjte, me fillim nga ora 01:30./Lajmi.net/