Për t’u vlerësuar: CR7 u dha dhurata futbollistëve të Madeiras, me të cilët stërviti këto ditë

Nuk është sekret që Cristiano Ronaldo është një nga sportistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Sport

09/05/2020 11:58

Ylli i Juventusit, është një  punëtor i madh, i disiplinuar dhe fitues.

Po ashtu, nuk është sekret se ai ka një zemër të madhe, kur bëhet fjalë për aktet e bamirësisë, ku së fundi ka dhuruar afër një milion dollar në luftën për COVID-19 në vendin e tij.

Gjatë qëndrimit në Portugali, në vend lindjen e tij në Madeira, Ronaldo ruajti formën duke stërvitur në fushën e ekipit SD National.

Portieri 19 vjeçar i tyre, ka folur për përvojën me Ronaldon, duke zbuluar se ai edhe u ka bërë nga një dhuratë futbollistëve me të cilët ka stërvitur.

“Cristiano gjithmonë na ka befasuar pozitivisht. Pas seancës së tretë stërvitore, kur kuptoi se ishte e fundit me ne, ai na bëri dhurata”, ka deklaruar Felipe Goncalves, përcjell lajmi.net.

“Por për mua, më e vlefshme se dhurata ishte se isha në fushë me idhullin tim, Ronaldon e madh. Ishte sikur në ëndërr, por ishte e vërtetë, po stërvitesha me Ronaldon. Isha vërtetë i lumtur”./Lajmi.net/