Për të mbajtur familjen, pensionisti kërkon punë krahu (Video)
Sipas Bankës Botërore, Kosova vazhdon të përballet me normat të larta të papunësisë dhe varfërisë.
Lajme
Pasi që ka punuar 40 vite në minierën e Trepçës, Ilaz Bajra tashmë është pensionist. Në kushte normale ai do duhej të kalonte pleqërinë duke pushuar. Por, atij i duhet të dal për çdo ditë në njërën nga rrugët e kryeqytetit, afër Stacionit të Trenit, për të kërkuar punë krahu.
E bënë këtë ngase asnjë nga shtatë anëtarët e familjes së tij nuk punon. /Tribuna Channel/