Për një punë të shtetit!

Zhvillimi i sektorit privat mund të konsiderohet se ka ngecur shumë, dhe kjo ka sjellur lakmin e madhe për një vend pune në administratën shtetërore, gjë që përbën shqetësim për gjeneratat e ardhshme. Ky problem zor se mund të rregullohet për një kohë të shkurtër, përderisa nuk kemi një plan konkret si shoqëri, që mund ta ndryshojmë gjendjen.

Opinion

13/12/2018 20:27

Shkruan: Arton Muhaxheri

Kosova sot është në një situatë ku të gjithë kanë dëshirë ta kenë një punë të shtetit, e kjo joshje në sektorin e shtetit ka ndodhur si rezultat i huqjes që e kemi bërë ndër vite për ta mbështetur sektorin privat që të bëhet më atraktiv për punësim.

Në bisedat mes miqësh shpesh dëgjohet “e ka gjetur një punë të shtetit, mire i ka punët filani’ ose  “si të futem në një punë të shtetit” dhe kjo ta krijonë përshtypjen sikur njerëzit me një vend pune në institucionet publike e përfundojnë misonin e tyre jetësor. Kaq ishte dhe pikë!

Konsideroj se problemi nuk qëndron këtu, janë disa arsyeje që qytetarët duan të punësohen në punë të shtetit.

Respektimi i Ligjit është një nga arsyejet kryesore sepse nëse bëhet krahasimi me sketorin privat, institconet publike i respektojnë të drejtat e punonjësve duke u bazuar në Ligjin e punës, ndryshe nga sektori privat që në shumë raste as nuk e përfillë.

Paga është një arsyeje tjeter e rëndësisihme që qytetarët duan të punësohen në institucione publike. Kosova është një nga pak vendet që njohë ku sektori publik paguan më shumë se sektori privat.

Është edhe një arsyeje tjeter që ndikon tek dëshira e qytetarëve për tu punësuar në ndërmarrjet publike dhe që është menatliteti, i trashëguar nga sistemni i kaluar, ku aso kohe edhe puna trashëgohej nga prindi tek fëmija pavarësisht nëse plotësoheshin kushtet ose jo.

Mungesa e ambicies individuale e rrit dëshiren e qytetarëve për tu punësuar në një punë të shtetit. Edhe pse jo të gjitha por pjesa e dërrmuese e pozicioneve në ndërmarrje publike janë pozita që nuk ta ngacmojnë ambicien për tu zhvilluar në karrierë sepse të tilla janë punët në institucione publike.

Këto janë disa nga arsyejet kryesore që e bëjnë sketorin publik për punësim më të dëshiruar se sektorin privat.

Kosova ka mekanizma dhe mundësi që ta bëjë tërheqës edhe sektorin privat, duke filluar nga rritja e pages minimale, pastaj duke i kontrolluar në baza të rregullta sekorinë privat nëse po e respektojnë Ligjin e punës që është obligues për të gjithë, dhe kështu do të fillojmë të dalim nga menatiliteti i së kaluares  dhe të krijojm një percepcion tjetër për sektorin privat.