Për një javë, 140 urdhëresa të realizuara dhe 7 armë të sekuestruara në rajonin e Prishtinës
Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës ka zhvilluar një sërë aktivitetesh gjatë javës së kaluar, duke realizuar 140 urdhëresa të gjykatës në lokacione të ndryshme. Sipas njoftimit, 33 prej tyre kanë qenë për vepra penale, ndërsa pjesa tjetër për kundërvajtje, seanca dhe verifikime të ndryshme. Pas përfundimit të procedurave, personat e dënuar me burgim…
Lajme
Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës ka zhvilluar një sërë aktivitetesh gjatë javës së kaluar, duke realizuar 140 urdhëresa të gjykatës në lokacione të ndryshme.
Sipas njoftimit, 33 prej tyre kanë qenë për vepra penale, ndërsa pjesa tjetër për kundërvajtje, seanca dhe verifikime të ndryshme. Pas përfundimit të procedurave, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa ata të dënuar me gjobë janë liruar, pasi kanë përmbushur obligimet përkatëse.
Aktivitetet policore janë shtrirë edhe në fusha të tjera të sigurisë, ku gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar 7 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municion përkatës.
Në fushën e trafikut rrugor, gjatë të njëjtës periudhë janë shqiptuar gjithsej 4.454 gjoba për shkelje të ndryshme të rregullave të komunikacionit, prej të cilave 533 janë evidentuar nga veturat inteligjente dhe radarët mobilë.