“Për nder të grave shqiptare që kanë lënë gjurmë…”, Tayna publikon albumin me 28 nëntor

Rep artistja Tayna ka finalizuar albumin e saj.

ShowBiz

27/11/2021 19:28

Ka muaj të tërë që rep artistja me prejardhje nga Prizreni, e suksesshme në skenën muzikore ka paralajmëruar albumin e saj të parë, shkruan lajmi.net.

Ashtu siç janë kënget dhe stili i saj unik, ashtu do të jetë edhe albumi i saj të cilin do ta lansoj nesër.

Tayna para pak çastesh ka publikuar foto dhe video ku dëgjohet Nexhmije Pagarausha, duke treguar se albumi saj do të jetë pikërisht dedikim për gratë shqiptare që kanë lënë gjurmë në historinë tonë në fusha të ndryshme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tayna (@tayna)

“Shume gra dhe vajza shqiptare kane lene gjurme ne historine tone ne fusha te ndryshme. Meqe rikujtohen rralle, une kam vendosur qe albumin tim te pare ta nis me disa nga ato ? 28 Nentor – Album Intro “Heroinat”, ky është përshkrimi i Taynës teksa ka paralajmëruar albumin.

Ndryshe, kënga e fundit është bashkëpunimi me Ledrin me titull “Hala”./Lajmi.net/

YouTube player