Gjendet i vdekur një person në Gjakovë, polica nis hetimet

Një person është gjetur i vdekur në n vendbanimin e tij në fshatin Doblibare-Gjakovë. Lajmin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Shermet Elezaj. Sipas Elezaj rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes” dhe se policia ka hapur rast hetimi Zëdhënësi i tha Lajmi.net se trupi i pa…

Lajme

02/05/2024 20:06

Një person është gjetur i vdekur në n vendbanimin e tij në fshatin Doblibare-Gjakovë.

Lajmin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Shermet Elezaj.

Sipas Elezaj rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes” dhe se policia ka hapur rast hetimi

Zëdhënësi i tha Lajmi.net se trupi i pa jetë do të dërgohet në IML për obduksion

“Rreth orës 16:30 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në vendbanimin e tij në fshatin Doblibare-Gjakovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë do të dërgohet në IML për obduksion”, tha Elezaj. /Lajmi.net/