Për këtë arsye, Camilla nuk do ta falë kurrë Meghan dhe Harry-n

"Unë nuk mendoj se Dukesha do ta falë Meghan për atë që i ka bërë Princit të Uellsit," tha burimi.

Fun

25/08/2021 10:53

Dukesha e Cornwall ka hatërmbetje të mëdha ndaj Princit Harry dhe gruas së tij Meghan Markle dhe vëshitrë se do t’i falë ndonjëherë.

Camilla, e cila ka mbështetur burrin e saj Princin Charles gjatë mosmarrëveshjes së djalit të tij të vogël me familjen mbretërore, mund të mos i falë kurrë Meghan dhe Harry-n për veprimet e tyre pasi u larguan nga familja mbretërore në mars të vitit të kaluar.

Princi Harry, i cili tani jeton në Kaliforni, ka folur për marrëdhënien me të atin në disa intervista gjatë gjithë vitit. Në intervistën me Oprah Winfrey në mars, ai pretendoi se është zhgënjyer nga Princi Charles. Gjatë intervistës çifti pretendoi se dikush nga familja ishte shprehur i shqetësuar për ngjyrën e lëkurës së djalit të tij, Archie, kur Meghan ishte shtatzënë.

“Unë nuk mendoj se Dukesha do ta falë Meghan për atë që i ka bërë Princit të Uellsit,” tha burimi.

Një burim tjetër pohoi se Princi Charles ishte thellësisht i prekur nga sjellja e Princit Harry dhe se kishte qenë vërtet e vështirë për të.

Pak ditë më parë, disa burime thanë se Mbretëresha Elizabeth do të ndërmarrë masa ligjore pas sulmeve të përsëritura të Meghan dhe Harry-t ndaj familjes mbretërore. /Lajmi.net/