Për fitoren e VV-së e rënien e LDK-së Janina Ymeri fajëson popullin: Jemi vend i varfër, i pa arsimuar

Kandidatja për deputete e LDK-së, Janina Ymeri ka reaguar pasi LDK ka pësuar një rënie të madhe në vota në këto zgjedhje. Ajo iu ka rikujtuar qytetarëve se nga sot fillon numërimi i votave për kanditatë, për çka i ka ftuar ata t’i përcillni pasi që ka thënë se as ajo nuk ka lajme të…

Lajme

29/12/2025 12:05

Kandidatja për deputete e LDK-së, Janina Ymeri ka reaguar pasi LDK ka pësuar një rënie të madhe në vota në këto zgjedhje.

Ajo iu ka rikujtuar qytetarëve se nga sot fillon numërimi i votave për kanditatë, për çka i ka ftuar ata t’i përcillni pasi që ka thënë se as ajo nuk ka lajme të tjera.

Ymeri për rezultatin e fundit të LDK-së, ka thënë se nuk do të thotë që po i afrohen fundit dhe se vota e përcakton vetëm arenën e kontributit dhe opozitarizmit por jo edhe rezultatin final në jetë.

Ajo ka thenë se nuk është habitur me rezultatin, për çka e ka fajësuar popullin.

“Jemi vend i varfër edhe i pa arsimuar po sidomos i varfër. Siç thotë populli: Parja flet vet. Ka fol me rrymë, me Martina, hajni tenderesh por bindshëm, se ky popull e don parën pa punu, ka fol mbrëmë. Kjo tregon edhe per mentalitetin tone edhe elektorati ka cdo te drejte në përzgjedhje”, ka thënë Ymeri.

Ajo ka thënë se vendi ka vendos ta përzë rininë e vet, duke duartrokitur Albin Kurtin e duke marrë nga 100 euro disa herë në vit.

“E rëndësishme është ta dish se ku po reshtohesh, kë po duartrokit e për çfarë Kosove po punon, për një njeri që është kunder vendit të tij edhe e largon rininë si Albini apo për Kosovën”, ka shtuar Ymeri. /Lajmi.net/

Postimi i plotë i saj: