Për 600 vite i fshehur, deshifrohet teksti më misterioz në botë

11:18 | 20 Maj 2019

Për 600 vjet i fshehur, është zbuluar më në fund mesazhi tekstit më të lashtë dhe më misterioz në botë.

Dorëshkrimi i Voynich mendohej se përmbante kode, shprehje magjike, mesazhe nga alienë, por në tashmë ajo çfarë vërtetë është shkruar aty 600 vite më parë është zbuluar, transmeton Insajderi.

Ka qenë eksperti i gjuhësisë në Universitetin e Bristol ai që ka deshifruar në vetëm 2 javë mesazhin e tekstit.

Doktor Gerard Cheshire shpjegoi se ai ishte shkruar në një gjuhë të vdekur, proto-romane, ndërsa zbuloi se dorëshkrimi përmban informacion mbi përdorimin mjekësor të bimëve, banjove terapeutike, leximet astrologjike në lidhje me seksin, çështjet e mendjes femërore dhe prindërimin.

Dokumenti ishte shkruar në përputhje me besimet fetare katolike dhe romake të kohës, gjersa u karbonizua në mes të shekullit të 15-të.

Dr Cheshire zbuloi se ishte hartuar nga murgeshat Dominikane si një burim referimi për Marian e Kastiljes, Mbretëresha e Aragonit, e cila është halla e madhe e Katerinës së Aragonit.

Aty tregohet gjithashtu edhe historia e një misioni shpëtimi, udhëhequr nga Mbretëresha e Aragonit, për të shpëtuar viktimat e një shpërthimi vullkanik në Detin Tirren në 1444 në brigjet perëndimore të Italisë.