Për 13 vjet lindën mbi 306 mijë fëmijë – 71 prej nënave ishin 65-vjeçare

Nga 1 janari 2011 deri më 4 prill 2024, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 306,419 lindje, me 160,136 meshkuj dhe 146,283 femra. Këto të dhëna janë publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, si pjesë e raportit për “Femrat e moshës 15 vjeç e më shumë që kanë lindur fëmijë në periudhën 1 janar 2011…

Lajme

12/02/2026 13:09

Nga 1 janari 2011 deri më 4 prill 2024, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 306,419 lindje, me 160,136 meshkuj dhe 146,283 femra.

Këto të dhëna janë publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, si pjesë e raportit për “Femrat e moshës 15 vjeç e më shumë që kanë lindur fëmijë në periudhën 1 janar 2011 – 4 prill 2024,” bazuar në Regjistrimin e Popullsisë të vitit 2024.

Për periudhën e përmendur, gjithsej 165,015 gra të moshave të ndryshme janë bërë nëna. Gjatë kësaj periudhe, 6 vajza 15 vjeçe, 6 vajza 16 vjeçe, 60 vajza 17 vjeçe dhe 102 vajza 18 vjeçe janë regjistruar si nënë për herë të parë.

Raporti gjithashtu tregon se edhe gra më të moshuara kanë lindur fëmijë. 1,537 gra 50 vjeçare dhe më të vjetra kanë lindur në këtë periudhë. Lindje janë regjistruar deri në moshën 65 vjeçare, me 31 gra 60 vjeçe, 14 gra 61 vjeçe, 15 gra 62 vjeçe, 12 gra 63 vjeçe, 10 gra 64 vjeçe dhe 71 gra 66 vjeç e më të vjetra që kanë lindur gjatë periudhës 2011-2024.