Pep pas fitores ndaj Leeds: Luajtëm me cilësi dhe u mbrojtëm mirë
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka reaguar pas fitores së xhiros 34 në Premier Ligë, ndaj Leeds United.
Sport
Manchester City arriti të marrë një fitore shumë të rëndësishme në garën për titull, pasi mposhtën me rezultat të thellë Leedsin.
Pas kësaj ndeshje ka reaguar trajneri i ‘Citizens’, i cili tha se kanë luajtur me cilësi dhe janë mbrojtur mirë.
“Ne erdhëm nga ndeshja kundër Real Madridit dhe gjetëm një ekip agresiv, por luajtëm shumë mirë.
Përveç që luajtëm mirë ne u mbrojtëm edhe shumë mirë”, ishin fjalët e Pep, përcjell lajmi.net.
Manchester City aktualisht gjenden në vendin e parë në tabelë, me një pikë më shumë se ndjekësi i tyre më i afërt Liverpool./Lajmi.net/