Pep: Nëse e zgjas kontratën, do të jetë në fund të sezonit të ardhshëm

Sport

12/05/2022 23:40

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka folur në lidhje me rinovimin e kontratës së tij

Pep ka kontratë me ‘Citizens’ deri në sezonin e ardhshëm dhe si trajneri ashtu edhe udhëheqësit e klubit duken të lumtur me të.

Sipas lajmeve që po qarkullonin së fundmi në Angli, katalanasi ishte shumë pranë të vazhdojë kontratën me Man City.

Në lidhje me këtë ka folur vet Pep i cili ka thënë se nëse ndodhë rinovimi, do të jetë në fund të sezonit të ardhshëm.

“Nëse e zgjas kontratën, do të jetë në fund të sezonit të ardhshëm”, tha ai për ‘Sky Sports’, përcjell lajmi.net.

Manchester City duhet të marr edhe katër pikë në dy ndeshje që të shpallen kampion këtë stinor në Premier Ligë./Lajmi.net/