Pep: Ne dhamë gjithçka që të fitonim
Pas humbjes në gjysmëfinale ndaj Liverpoolit, foli edhe trajneri i Manchester City, Pep Guardiola.
Sport
Manchester City u mposht në gjysmëfinale të FA Kupë, nga Liverpool me rezultat 2:3.
Pas ndeshjes trajneri i ‘Citizens’, Pep tha se ekipi i tij dhanë gjithçka që të fitonin.
“Ne dhamë gjithçka që të fitonim. Ishte një pjesë e parë e vështirë”, tha Pep, për ‘BBCSport’, përcjell lajmi.net.
Trajneri katalanas gjithashtu tha se ekipi i tij kishin mundësi të barazonin, por nuk arritën.
“Momenti ynë ishte në pjesën e dytë. Ne kishim shanset të barazonim, por nuk arritëm. Djemtë u ndjen shumë krenarë në pjesë e dytë”, vazhdoi ai.
Manchester City tashmë do të fokusohet në Premier Ligë, aty ku janë aktualisht lider, dhe në Ligën e Kampionëve, pasi janë në gjysmëfinale./Lajmi.net/