Pensionohet Azemi?
Ilir Azemi rrezikon të pensionohet nga futbolli profesionist për shkak të aksidentit të rëndë në trafik që pësoi të enjten në mëngjes, raportojnë mediat gjermane.

Sport
Ilir Azemi shpëtoi nga vdekja pas aksidentit të rëndë me veturë. Mirëpo, përplasja mund t’i kushtojë shtrenjtë sa i përket karrierës së tij.
Sipas “Liga-Zwei”, sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës mund të pensionohet nga futbolli aktiv pas përplasjes së rëndë që pësoi.
Konkludimi erdhi pas informatave të marra nga klubi i Azemit, Greuther Furth, që spekulohet se ka filluar kërkimin për një qendërsulmues të ri, në javët e mbetura të afatit kalimtar të verës.
Gjendja e Azemit është stabile, edhe pse ai vazhdon të trajtohet në qendrën e kujdesit intensiv.