Penalltia e jetës

Pepe Reina hyri në histori duke u bërë portieri i parë që priti një penallti të sulmuesit Mario Balotelli, kur ndali goditjen e italianit në fitoren e Napolit ndaj Milanit me rezultat 2-1 në San Siro të dielën. Portieri spanjoll ndali Balotellin në tentimin e tij të 22-të nga pika e bardhë, të gjitha të…

Sport

23/09/2013 21:18

Pepe Reina hyri në histori duke u bërë portieri i parë që priti një penallti të sulmuesit Mario Balotelli, kur ndali goditjen e italianit në fitoren e Napolit ndaj Milanit me rezultat 2-1 në San Siro të dielën.

Portieri spanjoll ndali Balotellin në tentimin e tij të 22-të nga pika e bardhë, të gjitha të kaluarat i kishte realizuar. “Penalltia më e rëndësishme në jetën time”, deklaroi Reina për mediet italiane.

“Tifozët që na përcollën në San Siro na përkrahën drejt një suksesi të madh. Ia dedikoj atyre këtë fitore dhe pritjen e penalltisë që ishte më e rëndësishmja deri më tani në karrierën time. Gjatë javës ne studiojmë gjithmonë penalltitë dhe kësaj radhe shkoi mirë”, u shpreh Reina.

Spanjolli iu bashkua Napolit gjatë afatit kalimtar të janarit nga Liverpool.