Penallti e humbur e gol në shtesë – mbyllen pjesët e para në takimet Ballkani – Prishtina dhe Llapi – Drita

Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet kryesore të javës së 32-të në elitën e futbollit kosovar. Prishtina është në avantazh 1:0 pas 45 minutave të para në stadiumin e qytetit në Suharekë, shkruan lajmi.net. Sulmuesi Kryeziu shënoi golin për kryeqytetasit në minutën e tretë shtesë. Me rezultat identik të njëjtë 0:0 është mbyllur…

Sport

04/05/2023 15:54

Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet kryesore të javës së 32-të në elitën e futbollit kosovar.

Prishtina është në avantazh 1:0 pas 45 minutave të para në stadiumin e qytetit në Suharekë, shkruan lajmi.net.

Sulmuesi Kryeziu shënoi golin për kryeqytetasit në minutën e tretë shtesë.

Me rezultat identik të njëjtë 0:0 është mbyllur fraksioni i parë i lojës edhe në ndeshjen tjetër mes Llapit dhe Dritës.

Llapi ka mundur të ishte në epërsi kundër gjilanasve sikur Festim Alidema të realizonte nga penalltia.

Sulmuesi nga Anamorava dështoi të realizonte nga pika e bardhë, me topin që përfundoi në tribuna.

Drita dhe Ballkani janë në garë të ashpër për titull të kampionit, ndërsa Prishtina e Llapi duan një vend që dërgon në garat evropiane./Lajmi.net/