Pëlqehet nga Mourinho, Roma e do yllin e Man Unitedit

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Victor Lindelof është 'shënjestër' e Romës, më saktësisht trajnerit Jose Mourinho.

Sport

21/10/2021 11:26

Suedezi asnjëherë nuk ka qenë më bindës për Man Utd, mirëpo e ardhmja është në dyshime, pasi klubi nënshkroi me Raphael Varane në verë, transmeton lajmi.net.

Man United tani e do shitjen e Lindelof dhe Todo Fichajes, raporton se Mourinho e do ish futbollistin e klubit anglez, që do kushtojë rreth 24 milionë euro.

Kjo vlerë është e mjaftueshme për United për një lojtar të padëshiruar, ngase mbrojtësit e tjerë shihen si të shtrenjtë.

Pasi transferuan Cristiano Ronaldon, Jadon Sanchon dhe Varen në verë, United dëshiron të shesë para se të sjellë lojtarë të rinj në skuadër.

The Manchester Evening raportoi së fundmi Declan Rice ishte ‘shënjestër’, por ishte shumë i shtrenjtë në verë.

Shitja e Lindelof, mund t’iu ndihmojë në përforcime, siç është Rice, një mesfushor që pëlqehet nga tekniku norvegjez./Lajmi.net/