Pellegrini flet për transferimin e Messit

Menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini ka komentuar spekulimet rreth transferimit të sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi.

Merkato

27/11/2015 20:52

Manuel Pellegrini ka komentuar spekulimet rreth transferimit të sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi.

Menaxheri i Manchester Cityt u ballafaqua me pyetje rreth interesimit për blerjen e reprezentuesit argjentinas, përcjell “Lajmi.net”.

“Messi? Janë vetëm spekulime, dhe nuk i komentoj ato, mundem vetëm të them se çdo trajner në botë do të dëshironte ta kishte Messin në ekipin e tij”, deklaroi ai.

Pellegrini po ashtu u pyet në lidhje me ardhjen e mundshme të Pep Guardiolës në postin e tij.

“Guardiola? Do të përgjigjem njësoj siç kam bërë me Messin. Për këtë gjë flitet që dy vite e gjysmë andaj për mua nuk paraqet problem”, u shpreh Pellegrini.