Pejë: Babai kanos të birin pas një mosmarrëveshjeje, ky i fundit e çon në polici
Një person në Pejë ka kanosur djalin e tij mbrëmjen e së mërkurës, pas një mosmarrëveshjeje që pati me të. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, teksa ka njoftuar se rasti është raportuar nga viktima. “Rr. Esat Mekuli, Pejë 16.08.2022-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje…

Lajme
Një person në Pejë ka kanosur djalin e tij mbrëmjen e së mërkurës, pas një mosmarrëveshjeje që pati me të.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, teksa ka njoftuar se rasti është raportuar nga viktima.
“Rr. Esat Mekuli, Pejë 16.08.2022-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur viktimën mashkull kosovar –djalin e tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia. /Lajmi.net/