Pejë: Arrestohet personi i cili kёrkohej për veprat penale “vjedhje e rёndё” dhe “pёrdorim i armёs apo mjetit tё rrezikshёm”

Policia e Kosovës, ka njoftuar se Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, nё kuadёr tё zbatimit tё planit operativ “arrestimi i personave tё kёrkuar”, sot me datёn 18.03.2025 rreth orёs 06:00, kanё realizuar njё operacion policor tё planifikuar pёr arrestimin e një personi të kërkuar. Sipas njoftimit të Policisë thuhet se, i dyshuari me inicialet…

Lajme

18/03/2025 10:32

Policia e Kosovës, ka njoftuar se Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, nё kuadёr tё zbatimit tё planit operativ “arrestimi i personave tё kёrkuar”, sot me datёn 18.03.2025 rreth orёs 06:00, kanё realizuar njё operacion policor tё planifikuar pёr arrestimin e një personi të kërkuar.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se, i dyshuari me inicialet D.A, i lindur më 1985, ishte shpallur në kërkim përmes kёrkesёs pёr bashkёpunim, i cili kёrkohej pёr disa vepra penale nga gjykatat kompetente.

Ndërkaq pas arrestimit i dyshuari ёshtё intervistuar nga hetuesit dhe me urdhër të prokurorit, ёshtё ndaluar pёr 48 orё. /Lajmi.net/