Pejani i zhdukur nga dhjetori i 2024-tës, motra e tij kërkon ndihmë për ta gjetur
Një shqiptar nga Kosova është raportuar i zhdukur, ndërsa motra e tij që jeton në SHBA po kërkon ndihmën e qytetarëve. Bëhet fjalë për 57-vjeçarin Fadil Muqaj, i cili rezulton i humbur prej 16 dhjetorit të 2024, pasi e kthyen nga Austria për në Prishtinë. “Përshëndetje JOQ, ju kontaktoj nga SHBA. Jam shqiptare e Kosovës…

Lajme
Një shqiptar nga Kosova është raportuar i zhdukur, ndërsa motra e tij që jeton në SHBA po kërkon ndihmën e qytetarëve.
Bëhet fjalë për 57-vjeçarin Fadil Muqaj, i cili rezulton i humbur prej 16 dhjetorit të 2024, pasi e kthyen nga Austria për në Prishtinë.
“Përshëndetje JOQ, ju kontaktoj nga SHBA. Jam shqiptare e Kosovës dhe e kam vëllain të zhdukur prej disa muajsh, a mundeni të më ndihmoni ta gjej? Quhet Fadil Muqaj. Ai ka qenë jashtë në Austri dhe e kanë kthyer më 16 dhjetor në Prishtinë”, është mesazhi i saj.
Për rastin ka reaguar edhe Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Pejë, e cila ka bërë një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë.
Policia kërkon që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij të kontaktojë në:
– 192 ose 0800 19999 (pa pagesë)
– 039 432 327 – Drejtoria Rajonale Pejë
Gjithashtu, çdo person që mund të ketë informacion mund të njoftojë stacionin më të afërt policor.